Ngacmimet seksuale nga profesorët ndaj studentëve në universitetet në gjuhën shqipe në RMV

Indicates required field
Kemi hasur shpesh në diskutime se në universitetet publike ka ngacmime që kanë natyrë seksuale, nga ana e profesorëve ndaj studenteve gjatë periudhës së dhënies së notave, por dhe në raste tjera.

Për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth kësaj ndodhie, Portalb.mk po kryen një anketim me studentët nga tre universitetet publike në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Universiteti i Tetovës, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti i Evropës Juglindore (publiko-privat).

Ideja është të verifikohet dhe mblidhet material për fenomenin, të kërkohet llogari, të hapet një debat thelbësor dhe në përgjithësi të përmirësohet gjendja e cila ndikon keq si te studentet ashtu edhe tek universitetet.

Ky pyetësor është 100% anonim, dhe do të përdoret vetëm për nevojat e krijimit të storjeve gazetareske dhe nevojat tjera statistikore për median tonë.

*Me ngacmim seksual nënkuptohet çdo sjellje e papërshtatshme dhe e padëshiruar që karakterizohet nga aspekti seksual, mund të jetë verbal si komente të papërshtatshme apo edhe fizik si prekje të padëshiruara. Zakonisht ngacmimet seksuale përdorin ngjyrime të qarta ose të nënkuptuara seksuale, duke përfshirë premtime për shpërblime në këmbim të favoreve seksuale.
 
Në cilin universitet studioni/keni studiuar?
Gjinia
A keni përjetuar ngacmim seksual nga profesorët?
A njihni ndonjë koleg/e tuajin që ka qenë i ngacmuar seksualisht nga ndonjë profesor?
Çfarë ngacmimi seksual keni përjetuar?
Nga kush keni përjetuar ngacmim seksual?
A e keni paraqitur rastin?
Pse nuk e keni paraqitur?
One file only.
30 MB limit.
Allowed types: gif, jpg, jpeg, png, bmp, eps, tif, pict, psd, txt, rtf, html, odf, pdf, doc, docx, ppt, pptx, xls, xlsx, xml, avi, mov, mp3, mp4, ogg, wav, bz2, dmg, gz, jar, rar, sit, svg, tar, zip.
30 MB limit per form.
A do donit që në të ardhmen të ju dërgojmë edhe anketa tjera nga redaksia e Portalb.mk?
Me dorëzimin e këtij formulari ju pajtoheni që informatat që i jepni të mund të përdoren për qëllimet e hulumtimit dhe se do të merren masa adekuate për ta mbrojtur anonimitetin tuaj.